Sot këtu në Viti u vaksinua edhe plaku 92-vjeçar
Në Viti po vazhdon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85-vjeç. Pas dy ditësh do të fillohet me moshat 80-84 vjeç, thotë drejtoresha e QKMF, Vjollca Kadolli.
Sot këtu në Viti u vaksinua edhe plaku 92-vjeçar.
Drejtoresha Kadolli ka publikuar një foto nga puna që po bëjnë ekipet e vaksinimit, përfshirë edhe momentin e plakut 92-vjecar, qv duket në gjendje të mirë shëndetësore.
‘Ka filluar sot vaksinimi i qytetarëve të moshës 85+ në QKMF-Viti, ashtu siç është bërë plani shtetërorë i vaksinimit.
Ftojmë të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe tê lajmërohen për vaksinim, ndërsa nga data 11.04.2021 fillojmë me moshat 80-84 vjeç.
Sapo u vaksinua qytetari i moshës 92 vjeçare.
Respekt për ekipet e vaksinimit, të cilat me përkushtim dhe profesionalizëm po kryejnë vaksinimin e qytetarêve vitias’, ka shkruar doktoresha Kadolli./Mediafokus.info

