Sot, kryesisht vranët dhe vende-vende me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK

