Sot lini xhupat, temperaturat arrijnë deri në 27 gradë
Sot do të mbajë mot shumë i ngrohtë. Ditën kalojnë vranësira, që aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu.
Temperaturat maksimale, tipike të një dite verore, do të shkojnë deri në 24C e 27C.
Erërat edhe më tutje frynë nga jugu e jugperëndimi, mesatare e mesatarisht të fuqishme, 5-13m/s, e në pjesë të Dukagjini me hove të fuqishme deri në 20m/s.
Rrebeshe shiu përfshinë vendin paraditen e së dielës, e më pas vranësirat shpërndahen ku pritet të ketë intervale me diell. Të hënën vranët e me shi. Temperaturat pësojnë rënie deri në 8C maksimalet. Gjatë mbrëmjes temperaturat zbresin pranë 0C, e vend-vende reshjet e shiu shndërrohen edhe në borë. Viseve malore patjetër në këto temperatura më të ulëta reshjet do jenë kryesisht dëbore. Të martën ftohtë, vetëm 3C maksimalja, me diell e vranësira.
Nga e mërkura kthjellime, por mëngjeset me ngrica, deri në -5C minimalja. Erëra më të fuqishme jugperëndimore fryn edhe ditën e diel, me hove mbi 15m/s. Nga dita e hënë ndryshojnë drejtimin në veriore e verilindore.

