Sot mbledhja e Qeverisë, pritet vendimi për masat e reja

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në ora 16:00, ku pritet të vendoset për masat e reja antiCOVID-19.

Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:

Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, ku do të rivlerësohet situata.

Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.

Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30.

Të shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116.

Do të realizohen deri 92 për qind kërkesat e komunave për furnizim me barna esenciale.

Kosova do të furnizohet me rreth 470 mijë vaksina nga COVAX gjatë javës së parë të shtatorit.