Sot, mot më i butë, temperaturat në rritje

Sot po parashihet të mbretëroj mot më i butë, me intervale me diell që shfaqen nga mesi i ditës.

Nuk priten mundësi për të reshura. Frynë erë e lehtë jugore e juglindore 1-4m/s.

Temperaturat minimale 2-4C, e ato maksimale arrinë vlera prej 10C e 12C.

Vransirat fillojnë të shtohen sërish mbi vend ditën e mërkurë, e nga e enjta priten kushte për të reshura të dobëta shiu kohëpaskohe, që vazhdojnë dhe në fundjavë.

Temperaturat mbesin të larta deri në 10C e 12C, mirëpo nga e premta pësojnë rënie të lehtë deri në 7C e 8C.

Minimalet qëndrojnë në vlera pozitive, ndërmjet 2C e 5C.

Të enjten frynë erëra më të theksuara jugore e juglindore 5-11m/s.

Nga dita e premtë ndryshojnë drejtimin në verilindore, njofton Mendimi për Motin.