Sot mot me shi, të dielën pritet borë

Më shumë vranësira po parashihen mbi vend ditën e premte.

Nga orët e para të ditës priten reshje shiu kohë pas kohe.

Lokalisht mund të jenë pak më intensive.

Erërat veriore frynë lehtë dhe mesatarisht 3-6m/s.

Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 11C e 13C.

Intervale më të shpeshta me diell parashihen ditën e shtunë, megjithëse mbeten mundësi për zhvillime të rigave lokale të shiut gjatë ditës.

Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 16C e 18C.

Të dielën përkeqësim i përnjëhershëm i motit.

Fillimisht reshje të shiut kalojnë mbi vend, që me rënie të temperaturës pranë 0C, shndërrohen edhe në dëborë.

Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

Nga e hëna mot i thatë, më stabil, sa me intervale me diell e sa me vranësira.

Minimalet zbresin deri në -4C, e të martën maksimalet shënojnë rritje deri në 7C.

Fryn erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 5-12m/s.