Sot në Cërnicë varrosen pesë anëtarët e familjes Bllaca
Sot (e enjte) bëhet varrosja e trupave të familjes Bllaca, të cilët u vranë pardje në Gjilan, nga vajza Valdetja, e cila në fund e vrau edhe veten.
Njoftimi është dhënë nga të afërm të familjes. Sipas këtij njoftimi, varrimi bëhet në fshatin Cërnicë, me kohën e iqindisë, ora 15:00.
Në këtë tragjedi brenda familjes, mbetën të vdekur prindërit e polices, dy vëllezërit e saj dhe vetë autorja e krimit, e cila dyshohet se bëri vetëvrasje.
Funerali niset nga Xhamia e fshatit.
Motivi i kësaj vrasje të katërfishtë dhe një vetëvrasje nuk dihet ende, por tashmë është marrë vesh se policja Valdete Bllaca i ka vrarë prindërit dhe vëllezërit në mëngjes, ndërsa vetëvrasje ka bërë rreth pesë orë më vonë.
Rasti ka tronditur Gjilanin dhe më gjerë, për faktin se është shuar një familje e tërë, e cila gëzonte respekt në fshatin e origjinës dhe në qytet, ku jetonte aktualisht. /mediafokus.info

