Sot në komunë po ndodh diçka që nuk është e drejtë: punon babai, nëna, djali…balldëskat e kunatat në arsim
Kandidati i vetëm i pavarur për asamble komunale në Gjilan, Ardian Foniqi, njëherësh zyrtar komunal, ka akuzuar rëndë qeverisjen aktuale për nepotizëm e favorizime në punësim.
Unë nuk i jam futur garës për Asamble për rrogë — sepse nga pozita e zyrtarit marr po aq sa një asambleist.
Arsyeja ime është shumë më e madhe: t’i ndihmoj popullit tim dhe t’i ndal padrejtësitë që po ndodhin çdo ditë.
Sot, në Komunën tonë, po ndodh diçka që nuk është e drejtë:
Nëna punon në komunë, babai në komunë, djali punësohet në komunë, balldeskat dhe kunatat në arsim, e bashkëshortja në arsim – ndërsa qindra të rinj e të reja me fakultet mbesin pa punë, sepse nuk kanë “dikë brenda”.
Këtë padrejtësi dua ta ndal.
Jam këtu për t’u bërë zëri i atyre që nuk kanë zë, për të luftuar nepotizmin dhe për të rikthyer shpresën se edhe një i ndershëm mund të ketë vend në këtë qytet, ka thënë Foniqi, i cili garaon si kandidat i pavarur.

