Sot në ora 15:00 hapet sistemi për aplikim në Trust, për tërheqjen e 10 %

Për më shumë se 600 mijë kosovarë që kanë para të kursyera në Trustin Pensional, sot në ora 15:00 hapet sistemi për aplikimin online për tërheqjen e 10 %, shkruan Mediafokus.info.

Për tërheqjen e mjeteve duhet të aplikoni në faqen Trusi10.org.

Sipas statistikave të Trustit të Kosovës, 639 mijë e 254 është numri total i kontribuuesve në Trustin Pensional.

104 mijë kosovarë kanë vetëm 100 euro në trust, 12 mijë e 944 persona kanë mbi 20 mijë euro, ndërkohë që 212 mijë e 799 persona kanë nga 100 deri në 1000 euro në Trust.

Ndërsa, 194 mijë e 857 persona kanë nga 1000 deri në 5000 euro.

Në Trust nga 5000 deri 10000 euro i kanë 74 mijë e 99 persona, derisa nga 10000 deri 20000 euro i kanë 40 mijë e 440 persona./Mediafokus.info/