Sot në Prishtinë mbahet tubim në përkrahje të Ukrainës dhe kundër agresionit rus
Në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas dhe duke i bërë thirrje Rusisë të ndal sulmet, shumë vende në botë kanë organizuar tubime në mbështetje të Ukrainës.
Një tubim i tillë do të mbahet sot nga ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, organizuar nga OJQ-të dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

