Protesta do të mbahet sot dhe është thirrur nga grupi “Asnjë cent më shumë”, përmes të cilit organizatori Luan Hasanaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve.

Përmes një deklarate, Hasanaj ka kërkuar edhe nga bizneset që, në shenjë solidarizimi, të mbyllin lokalet e tyre nga ora 15:00 deri në 16:00.

Ai ka theksuar se rritja e çmimit të energjisë nuk përbën barrë vetëm për qytetarët, por godet rëndë edhe bizneset, duke ndikuar në rritjen e kostove të operimit dhe duke rrezikuar qëndrueshmërinë e aktiviteteve ekonomike. (foto arkiv)