Sot nxënësit kthehen në mësim, disa në shkolla e disa online
Pas një jave pushim, sot nxënësit kosovarë kthehen në procesin mësimor, nga klasa 1-5 me pjesëmarrje fizike, ndersa nga klasa 6-12 online.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se ky vendim ka dalë nga takimi i kolegjiumit të AKS-së me ministren e Arsimit Arbërie Nagavci.
Kreu i AKK-së thotë se komunat kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për procesin e mësimit online.
Edhe nga Ministria e Arsimit kanë konfirmuar se sot do të rifillojë procesi mësimor, ashtu siç u cek më lart.
Pavarësisht se komunat nuk janë konsultuar nga Qeveria për masat e reja antiCovid, Ibrahimi thotë se të gjitha janë duke i respektuar në përpikëri.

