Sot pritet të mbahen dy protesta në Kosovë

Sot janë paralajmëruar të mbahen dy protesta në Prishtinë, shkruan Mediafokus.info.

Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve mban proteste para Qeverisë, në ora 10:00.

Një protestë tjetër është paralajmëruar të mbahet nga pronarët e pishinave në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë.