Sot qeveria diskuton për vendosjen e të burgosve danezë në burgun e Gjilanit

Sot mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ku në rend dite, ndër të tjera, është edhe Projektligji për Ratifkimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Po ashtu, në këtë mbledhje do të shyrtohet projektligji për Fondin Sovran.

Kabineti qeveritar nesër do të shyrtojë edhe propozim vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të palujtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes spërfaqësore për eksploatim të thëngjilli për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të KEK.