Sot seanca e Kuvendit, zor se do të tejkalohet bllokada
Sot, më 5 maj, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për herën e njëmbëdhjetë.
Por, nuk ka asnjë informacion që gjendja ka ndryshuar.
LVV nuk heq dorë nga Haxhiu, e opozita nuk pranon ta votojë një figurë të cilën e konsideron si “përçarëse”.
Në këtë situatë kishte një takim në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Partië Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi – takimi nuk dha rezultat.
LVV po përpiqet që votimi të bëhet fshehtë, por kjo po hidhet poshtë nga subjektet që ishin opozitë në legjislaturën e fundit.
Teksa, Kuvendi ka hyrë në “një rrugë pa dalje”, në opinion po diskutohen pagat e tyre për pak minuta në punë.
Mos-konsolidimi institcional po vazhdon gati 3 muaj pas zgjedhjeve parlamentare.

