Sot temperaturat shkojnë deri në 38 gradë

Sot temperaturat në vendin tonë do të shkojnë deri në 38C, njofton Prishtina Weather.

1.08 – Shumë nxehtë dhe kryesisht me diell, e gjatë ditës edhe me vransira kalimtare.

2.08 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell, gjatë ditës edhe me erë.  Rreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebeshe të shkurtë shiu.

3.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

4.08 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 16C deri 20C, e maksimalet luhaten nga 36C deri në 38C, e ditën e martë mund të zbres lehtë deri në 34C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi e perëndimi 3-13m/s, ditën e hënë edhe mesatarisht e fuqishme me hove deri në 15m/s.