Sot tentativa e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot (e mërkurë) në ora 11:00 në tentativën e 19-të për konstituimin e Kuvendit.

Kuvendi ka njoftuar zyrtarisht se seanca do të nisë në ora 11:00.

Hapat për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit kanë nisur më 15 prill, mbi një muaj më parë. Bllokada tashmë ka hyrë në muajin e dytë.