Sot tentativa e 25-të për konstituim të Kuvendit, a do të ketë ndryshim?

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në përpjekjen e 25-të me radhë për ta konstituuar përbërjen e re parlamentare, që doli nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Seanca është thirrur për ora 10:30, ndërsa pritet të rikthehet në rend dite çështja e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, një hap i domosdoshëm për funksionalizimin e institucioneve të reja dhe formimin e Qeverisë.

Propozimi për kryetar i takon partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje e cila deri tani ka qëndruar pas kandidaturës së Albulena Haxhiut, e cila po kundërshtohet nga partitë e tjera.