Sot, tri herë më shumë të shëruar se sa të infektuar
Sot më 17 maj janë testuar 202 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe kanë rezultuar tri herë më shumë të shëruar se sa të infektuar.
Me Covid 19 kanë rezultuar vetëm 7 raste.
Rastet pozitive janë nga Ferizaj (5 raste) dhe Gjilan e Prishtinë, nga një rast.
Sot më 17 maj, janë shëruar edhe 23 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 736.
Nga data 8 shkurt deri më 17 maj 2020 janë testuar gjithsej 11.787 mostra dhe prej tyre pozitive kanë rezultuar 985 raste.
Prej tyre, 29 persona kane vdekur, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqeruese./mediafokus.info


 
 
						 
						