Sot tri ndeshje interesante në Superligë, në dy prej tyre luajnë skuadrat nga Gjilani
Në kuadër të xhiros së 29-të të SuperLigës së Kosovës nē futboll, sot zhvillohen tre ndeshje.
Kampioni në fuqi, Ballkani do të luaj ndaj Feronikelit ’74 i cili renditet në vendin e tetë në tabelë me gjithsej 30 pikë.
Në mesin e tre ndeshjeve është ajo mes Dritës dhe Lirisë. Drita mban vendin e tretë, ndërsa skuadra prizrenase është e fundit në tabelë me 10 pikë.
Ndeshja tjetër që do të luhet sot është ajo mes Prishtinës dhe Gjilanit. Skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e pestë në tabelë me 40 pikë, ndërsa Gjilani është në pozitën e shtatë me 30 pikë.
Ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00.

