Sot, ulje e lehtë e temperaturave, por mbetet vapë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës, të cilat në zona të caktuara mund të sjellin reshje të izoluar shiu.
Sipas MeteoKosova, temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të luhaten prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 34°C.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 15-35 km/h.
