Sot varroset 19-vjeçarja Nazlije Sherifi

19-vjeçarja Nazlije Sherifi ka vdekur dje pas një sëmundje të rëndë.

Asaj i duhej transplanti i veshkës, të cilën vendosi t’ia dhurojë i riu nga Deçani, Valmir Aliçkaj.

Por dita ditës gjendja e saj shëndetësore veçse u keqësua. Kësisoj e njëjta nuk arriti t’u bëjë ballë problemeve shëndetësore.

Familjarët e Nazlijes kanë njoftuar se varrimi i 19-vjeçares do të bëhet sot në ora 14:00.

Ndryshe, Valmir Aliçkaj dje u shpreh shumë i dëshpëruar me vdekjen e Nazlijes.