Sot varroset në Gjilan 43-vjeçari që vdiq në SHBA
Sot (e premte) varroset në Gjilan 43-vjeçari Arben Ismajli, i cili ndërroi jetë para disa ditësh në Amerikë.
Njoftimin e kanë dhënë të afërm të familjes, të cilët kanë thënë se 43-vjeçari nga Gjilani ka vdekur në New Jerey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë shokët, miqtë e dashamirët se në New Jersey-ShBA ka ndërruar jetë Arben Deli Ismaili nga Gjylekari, me banim në Gjilan. Varrimi i të ndjerit bëhet të premten, në ora 12:00 në varrezat e Gjilanit”, thuhet në njoftim.

