Sot varroset në Kosovë mërgimtarja që humbi jetën në një aksident në Gjermani
Ka ndërruar jetë pas një aksidenti në Gjermani Jeta Kozmaqi nga Kosova, studente e Fakultetit Juridik.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, e shtunë, 25 tetor 2025, me namazin e ikindisë (ora 15:30), në varrezat e fshatit Mazgit (afër Tyrbes).
Familja Kozmaqi njofton se e pamja do të mbahet të dielën, të hënën dhe të martën, në Hotel Star Hill në Prishtinë (te Rrethi i Madh, afër Banesave të Arabëve), nga ora 09:00 deri në 17:00.

