Sot varroset në Prishtinë producentja Vjosa Berisha

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit producentes kosovare Vjosa Berisha.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 17:00 në varrezat e Prishtinës në Dragodan.

Kjo u bë e ditur nga bashkëshorti i saj, Fatos Berisha.

“Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha:

E enjte, 30 qershor, 14:00-15:00 homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK); 15:00-16:00

Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK); 17:00.

Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi).

E pamja – datat 1, 2, 3 korrik (e premte – diele) në Hotel Grand, Prishtinë (kati 1) nga 11:00-18:00”- ka shkruar ai.

Producentja Vjosa Berisha, vdiq para pak ditësh në një spital në Londër pas një beteje me kancerin.