Sot varroset në Velekincë Drinor Gashi

Sot varroset në Velekincë i riu nga Gjilani, Drinor Gashi, i cili vdiq në Turqi, ku ishte dërguar për shërim, por nuk ia doli.

“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjar, miq e dashamirë ju njoftojmë se me datë 11.02.2022 u nda nga jeta nipi jonë Drinor (Bajram) Gashi.

Varrimi bëhet sot, me datë 12.02.2022 me drekë në ora 12:00 në varrezat e reja të fshatit Velekincë, Gjilan.

Pusho i qetë nipi i dajës. I përjetshëm kujtimi për ty” – ka shkruar Vebi Jerliu.