Sot varroset në vendlindje 20-vjeçari nga Gjilani që vdiq në Francë

Sot varroset një vendlindje i riu nga Gjilani, Arbnor Jahiu, i cili në moshën 20-vjeçare ndërroi jetë në Francë, para katër ditësh, pas një  beteje të gjatë me sëmundjen.

Trupi i Arbnorit është kthyer në vendlindje dhe sot do të varroset në fshatin Sllubicë të Gjilanit.

“Miq dhe familjarë, me pikllim të thellë ju njoftojmë se më 16.11.2021 në moshën 20 vjeqare ka ndruar jetë nipi jonë me i dashur Arbnor Jahiu.

Ceremonia e varrimit bëhet me 20.11.2021 (e shtunë) në fshatin Sllubicë te xhamia, me ikindi (ora 14:00)”, kanë njoftuar familjarët./Mediafokus.info