Sot vendoset për dasma me 200 pjesëmarrës
Këngëtari kosovar dhe përfaqësuesi i departamentit të estradës, Afrim Muqiqi tha se sot pritet që Qeveria e Kosovës ta zyrtarizojë manualin e ri për ahengjet në Kosovë me një numër prej 200 pjesëmarrësve.
”Falë një bashkëpunimi të mirë që e kemi bërë ne si Odë Hoteliere Turistike e Kosovës, Departamenti i Estradës që unë e përfaqësojë më në fund kemi gjetur një bashkëpunimin edhe me institucionet tona që të lejohen edhe ahengjet me nje manual që pritet qysh nesër ne mbledhjen e qeverisë në ora 13:00 të zyrtarizohet dhe sa për fillim 200 persona janë të mjaftueshëm”, është shprehur Muqiqi mbrëmë.
Muqiqi duke folur në Klan Kosova për këtë manual është shprehur se momentalisht është më i mirë në rajon.
”Ky manual është më i mirë në rajon, sepse kemi dëgjuar në Maqedoni lejon 100 persona në ambiente të hapura dhe lejohet vetëm nusja dhe dhëndri që të vallëzojnë”, ka shtuar ai.

