SP i Gjilanit: Lajm i trishtueshëm vdekja e mjekut Hajrullahu
Lajmin për vdekjen e papritur të pulmologut Nisret Hajrullahu e ka përjetuar me dhimbje edhe drejtori i SP në Gjilan, Arsim Emini, paraardhësi i tij, Ukshin Ismajli e kolegë të tjerë.
“Sonte morëm lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të ish drejtorit të SP të Gjilanit, pulmologut, kolegut dhe punëtorit të dalluar dr. Nisret Hajrullahut.
Me këtë humbje, Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit mbeti pa mjekun dhe profesionistin e dalluar, punëtorin shumëvjeçar, pacientët pa mjekun e tyre, kurse ne pa kolegun tonë të respektuar.
Në emër të menaxhmentit të SP të Gjilanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe farefisit së dr. Nisretit, kolegëve dhe shokëve e miqve të tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për kolegun tonë, dr Nisret Hajrullahun”, ka shkruar Emini.
Kurse Dr Ukshin Ismajli, i cili ka qenë drejtor klinik në mandatin e Nisret Hajrullahut, ka shkruar:
“Lajm i trisht, nderroi jete ish Drejtorori i Spitalit te Gjilanit, kolegu dhe profesionisti shembullor Pulmologu Dr Nisret Hajrullahu.
Ishe nji koleg, shok dhe menagjer i shkelqyeshem ne rrugetimin e gjate te nji humanisti te devotshem ne çdo kohe e ne veqanti ne kete kohe te pandemisë,
qe se bashku provuam ta bejme me te miren e mundshme per menagjimin ne rrethana shume te renduara te pandemisë COVID 19.
Prehu ne paqe koleg i nderuar Dr Nisret”, ka thënë Ismajli.

