Spanja lëviz drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës
Spanja ka bërë një lëvizje të rëndësishme drejt njohjes së Kosovës. Dy deputetë të saj i kanë bërë thirrje kryeministrit Pedro Sanchez ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Deputeti Aitor Esteban ka deklaruar se tashmë Spanja dhe Kosova janë përballur në një ndeshje futbolli.
Ndërkaq deputetja Mertxe Aizzpurua ka deklaruar se është koha që Spanja ta njohë sovranitetin e Kosovës, sepse është shtet i dalë nga dëshira e popullit.
Kosova dhe Spanja janë ballafaquar më 8 shtator të këtij viti në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, ndërsa ndeshja e parë ishte zhvilluar në Sevilla.


 
 
						 
						