Spanja po përgatitet të zbatojë javën 4-ditëshe të punës
Spanja mund të bëhet një nga vendet e para në botë që do të zbatojë javën katër ditëshe të punës, pasi qeveria u pajtua të nisë një projekt pilot me kompanitë e interesuara për këtë ide, transmeton a2 news.
Më herët këtë vit, partia e majtë spanjolle Mas Pais njoftoi se qeveria kishte pranuar propozimin e saj për të provuar idenë.
Partia ka sugjeruar që projekti të drejtohet nga një panel ekspertësh, përfshirë përfaqësues nga qeveria, sindikatat e punëtorëve dhe lobet e biznesit, të cilët gjithashtu do të ndihmojnë në analizimin e rezultateve.
Nga Zelanda e Re në Gjermani, ideja është duke fituar terren. I përshëndetur nga përkrahësit e tij si një mjet për të rritur produktivitetin, për të përmirësuar shëndetin mendor të punëtorëve dhe për të luftuar ndryshimin e klimës, propozimi ka marrë një rëndësi të re.
Megjithatë, ka edhe kundërshtime nga shumë biznese në Spanjë, që e kanë e quajtur “çmenduri në prag të recesionit më të keq të vendit që nga lufta civile”.
Më herët, Suedia kishte “eksperimentuar” ngjashëm, duke e zvogëluar orarin nga tetë në gjashtë orë në ditë.

