Specializantët protestojnë para MSH-së: “Derisa presim të pjeken kushtet, na u kalbën dëshirat”
Një grup i Specializantëve kanë protestuar gjatë ditës së sotme para Ministrisë së Shëndetësisë për pasi siç vlerësojnë, diskriminimi ndaj tyre veç është duke u thelluar edhe më shumë, raporton Ekonomia Online.
“Specializantët që 1 vit në rrugë”, “vlerësoni mjekët” ishin disa nga mbishkrimet që u vendosën në hyrje të këtij dikasteri.
Specializantët e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) kanë protestuar edhe më herët para Ministrisë së Shëndetësisë, pasi kërkesa e tyre që t’u paguhen orët e kujdestarive është refuzuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa.
Arianit Zajmi, specializant, ka thënë se kushtet e tyre mund të plotësohen brenda ditës, por që sipas tij po mungon vullneti politik.
“Na përfaqësues të Klinikave jemi mbledhur për të protestuar dhe në një farë forme jemi duke u sfiduar të ftohtin për kushtet tona që nuk po plotësohen. Këto kushte mund të realizohen brenda ditës por mungon vullneti politik po tentohen që buxheti i shtetit m’u kursy në kurriz të specializantëve. Ne i kemi edhe 9 specializantë nga Shqipëria dhe 3 nga Mali i Zi, këta nuk marrin asnjë cent. Ne jemi pro bashkimit kombëtar por më i rëndësishëm është që këta specializantë ta fitonin drejtën e një pagese. Ne do të vazhdojmë protestua deri sa të realizohen kërkesat tona. Kemi kërkuar takim dhe kemi pritur të realizon kërkesat tona ministri por nuk janë realizuar”, ka thënë Zajmi.

