Spikerja tregon se ka frikë nga COVID-19: Tri herë e bëra serologjikun
Spikerja e lajmeve, Blerta Tafani, teksa po diskutonte për COVID-19, nuk hezitoi të tregonte frikën e saj ndaj sëmundjes.
Madje shtoi se deri më tani ka bërë tre teste serologjike, me shpresën se virusin mund ta ketë kaluar pa e kuptuar.
“Serologjikun e kam bërë tre herë me shpresën që e kam kaluar. Nuk mbaj mend që gripin ta kem kaluar e shtrirë në shtrat dhe për këtë kam shpresuar që e kam kaluar virusin, por jo, kisha të njohur të prekur, disa më lehtë disa më rëndë, tani besoj që na ka rrethuar dhe presim si do të jetë”, tregoi Blerta./tch/

