Spitali i Gjilanit bëhet me një shërbim të ri

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit është bërë me një shërbim të ri. Repartit të Radiologjisë i është shtuar mamografia, njoftohet nga SPGj.

Pas renovimeve të nevojshme në dhomat ku do të vendosej mamografi, sot u bë vendosja e tij dhe nga e hëna e ardhshme datë 31.01.2022 ai do të jetë në shërbim të qytetareve.

Pacientët nuk do të kenë nevojë që këto shërbime t‘i marrin gjetiu, sepse tash e tutje do t’i kenë në Spitalin e Gjilanit.

Mamografia është një metodë radiologjike – incizim i gjirit në rëntgen, e cila përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit.