“S’po kena mo as ku me bo presion për stadium”, thotë drejtori i Dritës

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, ishte i ftuar në emisionin sportiv Favorit në televizionin T7.

Zymberi u pyet për shumë tema, ndërsa foli edhe për stër-zhagitjen e renovimit të stadiumit të Gjilanit.

Ai thotë se “Bardhekaltrit” i kanë ngritur tashmë duart lartë pasi s’po kanë zgjidhje se çka të bëjnë, shkruan “Express”.

E gazetari dhe komentatori sportiv Arbër Avdyli, po ashtu i ftuar në emision, i reagoi Zymberit duke i thënë: “Edhe ju po rrini urtë”, duke kërkuar nga gjilanasit që të jenë më të zëshëm, madje të organizojnë edhe protesta me të gjitha kategoritë, në mënyrë që të jetësohet sa më shpejtë projekti modern i renovimit të stadiumit në qytetin e Gjilanit.

Për ta parë të plotë emisionin Favorit në Youtube mund të klikoni më poshtë.