‘S’prite çiken me pa nuse’

‘S’prite çiken me pa nuse’ titullohet kënga më e re e Shaqir Cervadikut, që i kushtohet heroit Hasim Halilaj.

Kënga, e shoqëruar edhe me videoklip dhe përcjellë një mesazh shumë prekës, ku ndërthuret lufta dhe liria, me personazh vajzën e dëshmorit, e cila ndjen mungesën e bekimit të babait, ditën që bëhet nuse, por edhe krenarinë si bijë e heroit, i cili ra duke i dalë zot kësaj toke.

Teksti, me shumë ndjesi, është shkruar nga Miliam Islami, kurse për muzikën dhe orkestrimin është kujdesur Lati Berisha.