Sprova e nuses te bunari ishte ritual i dasmave shqiptare

Pjesë e dasmës shqiptare dikur ishte edhe dërgimi i nuses te bunari, për të mbushur ujë, ditën e hënë, ritual ky që shoqërohej me këngën e vajzave “Na dul nusja te bunari…”.

Kjo traditë e lashtë, tani nuk praktikohet për shkak të zhvillimit të shoqërisë, modernizimit dhe rrethanave të reja.

Këto foto të Shemsi Sadikut na rikthejnë në kohën e dasmave, kur nusja dilte në mëngjes për të mbushur ujë te bunari, e shoqëruar nga vajzat dhe bijat e shpisë./Mediafokus.info