Sqarohet Kurteshi: Takimi me Periqin ishte i rastësishëm
Disa portale në Kosovë kanë publikuar sot një foto të Ismajl Kurteshit të LVV në Gjilan me ish-nënkryetatin e Komunës, Bozhidar Periq.
Para pak minutash, vetë Kurteshi, përmes një postimi në profilin e tij, ka pranuar takimin, që sipas tij ishte takim i rastit.
Postimi i plotë i tij:
LDK në Gjilan e ka publikuar sonte një foto nga një takim i rastit me ish nënkryetarin e Komunës së Gjilanit z. Periq në Qendrën Tregtare “AGMIA’ në Gjilan, kinse për të kërkuar vota për VV.
E vërteta është se:
1. Zoti Periq është nga Komuna e Parteshit dhe nuk ka te drejtë vote në Gjilan.
2. Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan nuk e ka mandatuar askënd për të negociuar me subjektet tjera në lidhje me koalicionet.
3. Takimi ka ndodh në vend publik ku ka pas shumë qytetar dhe ka kamera.

