Sqaron policia e Kosovës: Forcat serbe nuk kanë hyrë në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka mohuar sot që forcat serbe të kenë depërtuar në brendi të territorit të Kosovës, siç ishte raportuar dje në disa media, duke iu referuar banorëve të zonës.
INFORMATË: Fsh.Kikë, Kamenicë 05.10.2020-13:20. Njësiti patrullues kufitarë kanë kontaktuar me banorët e fshatit dhe sipas tyre njësitë e KFOR-it janë takuar me pjesëtar të uniformuar të ushtrisë së Serbisë në piken zero dhe se nuk kanë qenë në territorin e Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e policisë.

