Stafi mjekësor i Prizrenit sulmohet nga tre persona, policia arreston njërin

Tre persona kanë sulmuar stafin mjekësor në emergjencën e Prizrenit, duke iu shkaktuar lëndime trupore, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:00.

“Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 19.12.2020 – 22:10. Është raportuar se në emergjencë ka ndodhë një përleshje në mes të tre të dyshuarve meshkuj kosovarë dhe katër personave personel mjekësor, sipas informatave njëri nga të dyshuarit ishte lënduar në Prishtinë dhe ka kërkuar ndihmë në Prizren, por stafi mjekësor nuk e ka trajtuar rastin dhe aty ka nisur fjalosja. Si pasojë e përleshjes lëndime të lehta trupore kanë pësuar edhe stafi mjekësor edhe të dyshuarit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Mediafokus.info/