Stafi politik i deputetëve shpenzon mbi një milionë euro për shtatë muaj
Kuvendi i Kosovës nga buxheti i shtetit paguan një shumë të majme në paga vetëm për punonjësit e programit të stafit politik mbështetës.
Këtu bëjnë pjesë stafi politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, stafi politik mbështetës i nënkryetarëve të grupeve parlamentare dhe zyrtarët personal të deputetëve.
Këto shpenzime përfshijnë periudhën kohore prej 1 janar 2024 deri me 30 gusht.
Derisa muaji me shpenzimet më të mëdha në paga është muaji prill me 184 mijë e 646 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Me vendimin të Kuvendit të Kosovës qysh nga viti i kaluar secili deputet ka mundësinë që të angazhojë një asistent të cilët paguhen mbi 600 euro në muaj.
Ndërsa një vit më parë Kuvendi i Kosovës kishte kërkuar plot 1 milion euro shtesë për stafin mbështetës politik.
Kërkesa e Kuvendit për buxhet shtesë ishte mbi 1.4 milionë euro për punësimin e stafit mbështetës politik personal për deputetë të Kuvendit që bëhet fjalë edhe për vizitës, si dhe për punëtorë tjerë në administratë.
Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, në mbledhjen Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere kishte deklaruar se vetëm për programin e stafit mbështetës politik nevojiten 984 mijë euro shtesë. Kjo kërkesë, sipas tij vjen edhe si rrjedhojë e miratimit të Rregullores së re Kuvendit.

