Stafi teknik në spitalet e Kosovës nga nesër hynë në grevë

Nga nesër rreth dy mijë punëtorë teknik të spitaleve rajonale të Kosovës do të hyjnë në grevë, pas protestave që kishin javën e kaluar.

Kryetari i Sindikatës se Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, në një konferencë për media sot ka bërë të ditur se arsyeja e kësaj greve është për shkak se punëtorët teknik nuk kanë marrë pagat shtesa nga Qeveria si punëtorët tjerë shëndetësor sa i përket punës së tyre gjatë pandemisë COVID-19, njofton Klan Kosova.

“Nesër nga ora 07:00 e mëngjesit do të fillojmë grevën, në të gjitha institucionet publike spitalore, ku kryhen shërbime nga stafi privat”.

“Në grevë nuk do të marrin pjesë punëtorët që punojnë në QKUK, pasi e kanë shkelur protestën gjatë ditëve të kaluara dhe grevës ata nuk e konsiderojmë se duhet t’i bashkohen pasi nuk përmbajnë rregullat”.

” Ne kemi shfrytëzuar te gjitha mundësitë me të gjithë akterët që kanë të bëjnë me çështjen e pagesës dhe deri më tani nuk kemi asnjë lëvizje pozitive”, ka thënë Azemi.