Statistikat e reja të COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar statistikat e reja të bilancit me COVID-19 në vend.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.835.

Instituti apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë