Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, kapet me drogë në Stamboll

Është arrestuar në Aeroportin e Stambollit stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti.

Sipas burimeve të KosovaNews, arrestimi i tij ka ndodhur pasi është i dyshuar për veprën penale ‘blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim’ bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.

Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës.

Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë.

Mënjeherë pas kësaj Vadrin Sahiti është arrestuar në Aeroportin e Stambollit.

Kujtojmë se Valdrin Sahiti ishte pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish Ministres së Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj. /abcnews.al