Stina e meseleve: Sa t`ju thirri unë, mirë i kini puntë…

Sabit Rrustemi

Nashta s’muni me marrë me men’ sot, po na dikur, n’atë Mahallen tonë,aqe naltë n’Terzija, u shtyjshmi k’tyneherit, kush po qohet ma heret, e po del n’mal me pre naj kerr dru, a po shkon n’arë me punu, a gjanë p’i l’shon e p’e ze kullosen ma t’mirë…

Jo qi po du me u livdu, po k’ta vllaznia mi janë kanë ma t’hershmit, edhe tybe asniherë nuk i thirrsha. Mas darke i dajshmi puntë, edhe kur u qojsha n’sabah me çelë kapingjikin, asnja pej tyne s’e pasha mrena shpie.

N’trag t’vllaznive u nisen edhe djemtë e mi, po si t’ri, pritopjshin n’at fillim me u que bash qaq heret.
Rushati ju nejke gati, ai ju shkojke te Oda ku flejshin, edhe i perpushke.

– Hajde qunu, qunu se na zuni mrena e lemja e dillit, s’kem qysh dalim ma …

Merre ti me men’ ju ardhke edhe marre me dalë mas tjer’ve.

Halili u kanë pak ma pritesagji, a Shaqiiri ma i ngushum, po, e ka pas qef shumë ket gjumin e sabahit.

– Aga Rushat, lena edhe pak, vej edhe pak …

Qysh m’i lanë aj ? U deshke per terr t’sabahit me shku kah Lugi Verdhcinës, me mushë ni kerr dru, e me bajtë e me pru kah Rrashi Dushnjev, para t’lemes dillit, se t’zake shumari (rojatri i pyllit) e t’rrujke e zezdita.

-Qunu, qunu … se u ba dreka, s’kem ku shkojmë, ma!

– A bre aga Rushat, ju ankojshin djemtë! Pse po na thirrë kaq heret ?

Rushati s’kish qysh me lanë, ma vonë, se ma s’mujke me shku n’mal hiq. A, me fol drejt, ju dhimshin edhe atij, se djemtë t’ri, hala s’kishin hi bash qahsti n’qemall, po qare s’ish pa u qu. U zake ngusht, edhe aj. Shka me ju ba ?

– Hajdi ages, hajdi, i marrke me t’mirë. Se, sa t’ju thirri unë, mirë i kini puntë. Po, kur t’ju thirrin zuza juve, s’un i gjani vedi ven’ …

Edhe nime qashtu ish, po hej ma vonë e moren vesh…/Mediafokus