Stomatologu nga Gjilani që vdiq papritur është djali i mikrobiologes së njohur, Dr Ajhane Sefiu
Stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu, i cili vdiq papritur, është djali i mikrobiologes së njohur, Dr. Ajhane Sefiu.
Nëpërmjet profilit virtual, Sefiu ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e të birit.
“Dhimbje e madhe Biri Im Dr. Rasim Sefiu CIMI…” , ka shkruar ajo.
Vdekja e papritur e dr. Rasimit ka tronditur Gjilanin.
Ai ishte i martuar dhe la pas vetës gruan dhe dy fëmijë.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit Remnik.