Stresi dorëzohet në Policinë e Kosovës pas dy muajve në arrati

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Po, rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, ka deklaruar Rugova.

Ai ishte shpallur në kërkim lidhur me një përleshje që kishte ndodhur në një diskotekë në Pejë, nën dyshimin për veprat:  “Ndihma nё kryerjen e veprës penale” dhe “Lёndim i rёndё trupor”.