Studenti i Gjilanit ndërton një pajisje për matjen e cilësisë së ajrit
Ndotja e ajrit është njëri prej problemeve më të mëdha të ambientit.
Makinat në qarkullim, industritë që nxjerrin tym pa filter, djegia e resurseve për ngrohje e të tjera ndikojnë qoftë direkt apo indirekt në organizmin tonë.
Prandaj, kjo gjendje është shfrytëzuar si inspirim nga studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ Valonis Ramadani, që në këtë kohë të karantinës të bëj një sistem elektronik të monitorimit të cilësisë së ajrit, të emëruar ‘AirAtom’.
Valonisi këtë e ka arritur duke përdorur mikroçip të thjeshtë (bazuar në ESP8266), një senzor, një LCD (16×2) ekran dhe disa LED dioda.
Ai ndërtoi një stacion personal, të lirë dhe të thjeshtë për monitorim të ajrit./mediafokus.info


 
 
						 
						