Studenti kosovar e bën krenar me sukseset e tij Universitetin e Guvernatorëve në Chicago
Vetëm një fëmijë shqiptar mund ta bëjë krenar një universitet prestigjioz në SHBA, siç është ai i Guvernmatorëve në Chicago, shkruan Mediafokus.info
Dekani i Universitetit Shtetëror të Guvernatorëve në Chicago, Andrae Marak i ka shkruar një letër studentit shqiptar nga Kosova, Deart Ramadani, duke e pëgëzuar për arritjet e tij akademike.
Dekani i ketij Universiteti ka thënë se është krenari për këtë Universitet, që të jetë pjesë e rrugëtimit të dijes së Deartit.
‘Studenetët si Dearti ndryshojnë botën e shekullit 21’, ka shkruar dekani Marak.
Sigurisht se nuk është aspak e lehtë që çdo semestër të jesh në listën e studentëve më të mirë, me notë mesatare 10, si Dearti.
Përndryshe, Dearti është shpërblyer për punën e tij shembullore me bursë, për dy semestra, në shumë prej 6000 dollarë. /Mediafokus.info



 
 
 
						 
						