Studio DEA sot feston dhjetë vjetorin e themelimit

Studio profesionale e fotografisë dhe videove DEA, sot shënon dhjetë vjetorin e themelimit.

Për këtë dekadë, kompania që funksionon me bazë në Gjilan, ka arritur suksese të jashtëzakonshme në këtë fushë.

Themeluesit e saj, vëllezërit Eroll, Ahmet e Deni Jonuzi, e vazhduan traditën shumë vjeçare familjare në këtë zanat dhe, sic thuhet, nëse do fotografi ‘mos me e njoftë vetën kur të dalësh prej aty’, shko pa u menduar dy herë te Studio DEA.

“Sot, 10 vjet me pare, bashke me vellezerit e mi, Ahmetin dhe Denin, nisem nje biznes te vogel, duke vazhduar traditen familjare shume vjeçare, “Studio Dea”.

Filluam nga zero por, me shume mund dhe sakfrifice arritem aty ku synuam, bile e tejkaluam.

“Berrylat” dhe “kleqkat” nuk kane munguar, por ata qe na kane  mbeshtetet ne rrugetimin tone kane qene dhe jane shume me shume, dhe dua ti falemnderoj nga zemra.

Faleminderit te gjjtheve juve qe besuat ne projektin tone dhe na ndihmuat te rritemi qdo dite e me shume.

Sot biznesin e udheheqin Ahmeti dhe Deni, dhe jam shume krenar me punen e tyre.”, ka shkruar njëri nga themeluesit e saj, Eroll Jonuzi.